Cilat janë hapat që duhet të ndjekim për t’u zhvilluar në karrierë?

Është shumë e rëndësishme të investoni kohë dhe energji në zhvillimin tuaj profesional. Duke u zhvilluar profesionalisht, ju do të kaloni më me maturi sfidat me të cilat përballeni, do të bëheni më të aftë në punën aktuale si dhe do të jeni të gatshëm ta ndërmerrni hapin tjetër në karrierën tuaj dhe të dilni nga zona e komfortit. Zhvillimi profesional duhet të jetë një ndër prioritetet kryesore që duhet t’ia caktoni vetes për të pasur një karrierë të suksesshme.

Ju nuk duhet të prisni që kompania juaj të sigurojë trajnime në vendin e punës për ju.

Duhet të jeni ju inicatorët dhe të caktoni objektiva se si do të ndihmojnë në zhvillimin tuaj professional. Për të kuptuar se si të përcaktoni dhe arrini objektivat afatshkurtra/ afatgjata, ju nevojitet kohë, analizë e detajuar si dhe dedikim.

Caktoni objektivat që keni

Së pari, drejtojini disa pyetje vetes tuaj. Për cilën kompani do dëshironit të punoni? Çfarë aftësish të reja doni të përfitoni? Pastaj, përgjigjuni me sinqeritet në secilën prej këtyre pyetjeve. Realizoni researche se çfarë do t’ju duhet për të arritur atje ku aspironi të jeni, aftësitë dhe përvojën e kërkuar dhe cili është trajnim ideal për të zhvilluar aftësitë.

Ne ju sugjerojmë të bëheni pjesë e trajnimeve të ndryshme

Trajnimet janë të domosdoshme dhe janë ndihmesë e madhe në zhvillimin tuaj profesional. Realizoni trajnime që ju ndihmojnë për të pasur zhvillim në karrierë, zhvillim të aftësive të komunikuese (aftësive të buta), po ashtu trajnime të ndryshme si: programim, developer aplikacionesh ose në marketing.

Objektivat duhet të jenë mirë të menduara

Nëse objektivat tuaja janë të paqarta, si rezultat dhe rruga juaj e zhvillimit do të jetë e atillë. Ju duhet të siguroheni që objektivat tuaja të jenë:

  • Specifike: Sigurohuni që e dini se çfarë doni të arrini, përse është e rëndësishme fusha në të cilën ju keni interest, si dhe burimet që ju nevojiten për t'i arritur objektivat që keni.
  • Të matshme: Kjo ju ndihmon të gjurmoni përparimin tuaj drejt përmbushjes së detyrës.
  • Të rëndësishme: Qëllimet tuaja duhet të kenë rëndësi për ju, si dhe duhet të përputhen me objektivat dhe planet afatgjata.
  • Me afat kohor: Të gjitha qëllimet që keni duhet t’i planifikoni me radhë për një afat kohor në të cilin planifikoni t’i përmbushni sipas prioritetit.

Teknikat e përcaktimit të objektivave përdoren nga njerëz të suksesshëm në të gjitha fushat. Me vendosjen e objektivave të përcaktuara qartë, ju mund të matni përparimin tuaj dhe të motivoni vazhdimisht veten për t’u zhvilluar drejt vizionit që keni për jetën tuaj ideale të punës. Duke vendosur dhe ndërmarrë veprime drejt qëllimeve tuaja, gjithashtu do të rrisni edhe vetëbesimin!
0.2032
269.58 KB