Përse nuk duhet të gënjejmë në një intervistë pune?

Gënjeshtrat në intervistat e punës kanë pasoja aftagjata. Mund ta fitoni një vend pune dhe pa gënjyer, sepse vetë dëshira për të punuar herët e vonë do t’ju shpërblehet. Prandaj, gënjeshtrat gjatë intervistave të punës nuk është asnjëherë ide e mirë.

Pse intervistuesit gënjejnë?
Janë një mori arsyesh që i shtyjnë kandidatët që të gënjejnë në intervistën e punës, disa konsiderohen gënjeshtra të bardha, disa gënjeshtra më madhore, por në fund të fundit gënjeshtra mbeten.

Për të fituar simpatinë e punëdhënësit
Disa kandidatë gënjejnë në lidhje me arritjet e tyre, në mënyrë që ta fitojnë respektin e Burimeve Njerëzore/ Punëdhënsëve. Shembull, dikush mund të thotë: “Në periudhën kohore që unë kam qenë i punësuar në rolin e menaxherit, kompania shpenzoi 80% më pak në buxhetin e marketingut dhe gjeneroi të ardhurat më të larta që kishim hasur ndonjëherë. ”
Nëse ne tentojmë të paraqesim një histori të pavërtetë është e gabuar, duhet të jemi transparent, të kemi një komunikim pa filtra duke shprehur realitetin.

Për të justifikuar faktin që kemi shumë kohë pa punë
Ka disa kandidatë që për periudha kohore shumë të gjata nuk kanë qenë të punësuar. Ndonjëherë këto pauza janë aq të gjata sa i tërheqin vëmendjen edhe burimeve njerëzore, për ta arsyetuar këtë kandidatët përpiqen të gënjejnë rreth asaj periudhe kohore..
Shumë persona shprehen se kanë kryer punë vullnetare. Nuk duhet që të gënjeni as për këtë, veçanërisht nëse e keni lënë për arsye personale. Nuk jeni të detyruar ta shpjegoni të detajuar, por mund te shprehni që ka qenë një periudhë kohore të cilën keni zgjedhur ta bëni pushim për arsye personale.

Po ndajmë me ju disa prej arsyeve shpjeguese se pse në intervistën e punës nuk duhet të ketë asnjë grimcë gënjeshtre:

Mund të mos i arrini pritshmëritë e punëdhënësit
Ju mund ta fitoni pozicionin e punës sepse keni bindur burimet njerëzore që keni eksperiencën, njohuritë e duhura për të realizuar të gjitha tasket që i’u caktohen. Punëdhënësi duke u referuar nga komunikimi juaj mirëpret që ju të keni performance të shkëlqyer. Por në momentin që ju janë caktuar detyra ju nuk keni mundur t’i realizoni dhe pasojat do të jenë që punëdhënësi do të kuptojë që ju keni mangësi dhe do të ndihet i mashtruar.

Shfaqni mungesë të vetëbesimit
Personat që nuk janë të sigurt se çfarë mund të ofrojnë, gënjejnë. Nëse vërtetë besoni në veten tuaj, në aftësitë tuaja që keni mësuar, nuk keni asgjë për të fshehur. Sepse, keni mësuar nga eksperienca, nga gabimet, keni hulumtuar aq shumë atë fushë dhe jeni hasur me situate shumë të ndryshme saqë është shndërruar në një passion dhe jo vetëm në një profesion.
0.2717
269.55 KB