Intershipe

Interns, ofrojnë një perspektivë ndryshe, me ide të reja, të freskëta, kreative për biznesin dhe strategjitë tuaja. Përqasja që kanë ditët e sotme, duke qenë se janë në kontakt me teknologjinë moderne dhe platformat sociale në përditshmërinë e tyre do ju ndihmojnë të ndërtoni praninë tuaj në mediat sociale dhe të jeni më tepër të dukshëm.

Në momentin që ju krijoni hapësira për Internshipe ekziston gjithmonë mundësia për t’i rritur profesionalisht, për t’i zhvilluar me trajnime të ndryshme, me ndihmesën e stafit dhe mund të shndërrohen në punonjës kreativ, me produktivitet që realizojnë detyrat që ju caktohen me profesionalizëm.

Rizult, ka zgjedhur të krijojë këtë program dhe strategji në mënyrë që kandidatët që kanë aftësi por nuk kanë përvojën e punës të bëhen pjesë e kompanive që jua ofrojnë këtë mundësi. Çdo kandidatë do të demonstrojë aftësitë gjatë internshipit pasi selektohet nga kompania. Pasi bëhen pjesë e kompanisë mësojnë më tepër rreth kulturës tuaj, filozofisë, misionit, kërkesat specifike në fushën e zgjedhur dhe kohëzgjatja përcaktohet nga punëdhënësi dhe kandidati.

Internshipet kanë dëshmuar se luajnë një rol integral në strategjinë e rekrutimit të shumë punëdhënësve. Shpesh, interns punësohen me një kontratë pasi i’u është dhënë mundësia për të shfaqur talentin e tyre dhe pasi vlerësohet performance e tyre.

Nëse ju ofroni mundësi unike për të krijuar liderat e së ardhmes nëpërmjet Internshipeve që realizoni dhe dëshironi t’i bëni pjesë e platformës tonë për të krijuar visibilitetin e duhur nëpërmjete kanaleve tona të marketingut na kontaktoni!

0.0134
180.37 KB