Sfat për projekte afatshkurtra

Për të qenë i suksesshëm, ju duhet partneri i duhur me përvojën e duhur në rekrutimin e stafit.

Në momente të caktuara bizneset kanë nevojë për punonjës të përkohshëm për të ndihmuar me projekte të ndryshme, nëse kanë rritje të ngarkesës në punë ose kanë pozicione vakante sezonale. Ju jep fleksibilitet për të rritur produktivitetin si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë. Kjo siguron që ju të punësoni individët e duhur, në pozicionet vakante. Gjithashtu, është dhe mënyra më e mirë, më efikase për të përmirësuar fuqinë tuaj punëtore dhe për të plotësuar boshllëqet sfiduese nëse nuk po gjeni kandidat me aftësi specifike.

Rizult, është kompani e specializuar për të ofruar shërbimin e rekrutimit të stafit për projektet afatshkurtra. Ne do t’ju ndihmojmë të plotësoni pozicionet vakante. Kur bizneset kanë nevojë për një staf të përkohshëm është më e lehtë të zgjidhni një Agjenci Rekrutimi, e cila do t’ju ndihmojë në punësimin e shpejtë dhe efikas.

Përpara se ne të sugjerojmë tek ju kandidatët në varësi të kategorisë të biznesit që ju operoni: Farmaceutike, Restorant, Call Center, Bar Kafe, aplikantët do të kalojnë një proces vlerësimi.

Si mund të ndihmojë rekrutimi afatshkurtër në biznesin tuaj?

  • Larmishmëri talentesh
    Talentet e reja në kompani, ofrojnë këndështrime të reja. Punëtorët e përkohshëm dhe punëkërkuesit që kanë zgjedhur të përqafojnë këtë stil pune kanë punuar në kompani të ndryshme. Duke punuar në fusha dhe industri të ndryshme, punonjësit ofrojnë një ndërthurje të ideve për çdo biznes.
  • 2. Zbuloni aftësi të ndryshme të kandidatëve
    Nëse ju keni një projekt specifik afatshkurtër dhe dëshironi një individ vetëm për kohëzgjatjen e projektit, ky lloj punësimi është mënyra e duhur për të plotësuar pozicionin e krijuar.

Ne synojmë të ofrojmë shërbimin tonë në një periudhë kohore të shkurtër sepse e kuptojmë se punëdhënësit që kërkojnë rekrutim afatshkurtër kanë afate jo premtuese kohore dhe dëshirojnë të kalojnë sa më shpejt procesin e punësimit.

0.0135
181.24 KB