Krijimi i rezumesë profesionale

Rizult, krijon një rezume profesionale për ju - të cilën mund t’ja prezantoni punëdhënësve potencial.

Përse është e rëndësishme një CV?

Pothuajse çdo herë që aplikoni për një vend pune, do t'ju duhet të bashkëngjisni një CV, zakonisht së bashku me një letër motivuese të personalizuar. Por përse është e rëndësishme një CV? Rezumeja, ju lejon të prezantoni të gjithë përvojën tuaj profesionale dhe akademike dhe t'i tregoni punëdhënësit potencial se jeni kandidati i duhur për pozicionin e punës.

Përpara se ne të sugjerojmë tek ju kandidatët në varësi të kategorisë të biznesit që ju operoni: Farmaceutike, Restorant, Call Center, Bar Kafe, aplikantët do të kalojnë një proces vlerësimi.

Një CV e strukturar mirë është kur:

  • Specifikoni përvojën, aftësitë dhe kualifikimet profesionale.
  • Vendosi në pah informacionin që punëdhënësi potencial t’ju ftojë për të realizuar një intervistë.
  • Përdorni element të ndryshëmm si: ngjyrat ose fonti i shkrimit siguron që punëdhënësit të vënë re informacionin më të rëndësishëm.

CV-ja profesionale do të theksojë vlerat tuaja:

Patjetër që duhet të përmenden rolet e mëparshme dhe përgjegjësitë për secilin pozicion. Gjithashtu, duhen përmendur 2-3 objektiva konkrete që ju keni arritur për ish-punëdhënësin.

CV-ja profesionale do të tërheqi vëmendjen e punëdhënësit

Informacioni më i rëndësishëm duhet të shfaqet në krye të faqes. Mund të përfshini profesionin, kualifikimin ose një prezantim të shkurtër. Gjithashtu, mund të zgjidhni të të përdorni një foto profesionale.

CV-ja është vetëm hapi i parë në procesin e rekrutimit – por nëse nuk është e shkruajtur mirë, përmban gabime ortografike/ drejtshkrimore ose nuk është profesionale ka probabilitet që të mos merrni një telefonatë për intervistë.

Ekspertët e karrierës profesionale, do të kujdesen dhe do t’ju asistojnë në çdo hap për të transmetuar potencialin që ju dispononi.

0.0148
181.23 KB