Konsulent për rekrutim

Rizult, kompani e specializuar për të kryer konsulenca për rekrutimin e punonjësve.

Për ne është shumë e rëndësishme të bashkëpunojmë së bashku në mënyrë që:

  • Të përcaktojmë më mirë standardet tuaja të punësimit.
  • Të krijojmë udhëzues intervistash të personalizuara.
  • Të përmirësojmë strategjisë dhe proceset për të rekrutuar talentet më të mira që duhet t’i bashkohen vizionit tuaj për të pasur performancë të lartë.

Bashkëpunimi jonë fillon me objektiva të përcaktuara qartë bazuar në filozofinë e kompanisë.

Rizult, është një partner besnik dhe ka ofruar konsulencë për startupe të cilat sapo kanë filluar të ndërtojnë themelet dhe kulturën e tyre të rekrutimit dhe për kompani/ korporata të ndryshme.

Ne ndihmojmë kompanitë të përcaktojnë më mire standardet e punësimit duke zhvilluar strategji që pasqyrojnë karakteristika positive në kulturën tuaj unike. Gjithashtu, ndërtojmë parimet bazë të punësimit duke balancuar aftësitë teknike/ të vështira dhe aftësitë e buta.

Cilat janë disa nga hapat që ne ndjekim?

  • Hartojmë procese të përzgjedhjes së kandidatëve që përshtaten me rolin specifik.
  • Përdorim kanalet e duhura të marketingut ose databazën tone për të gjetur kandidatët e duhur.
  • Shqyrtojmë rezumet e ardhura.
  • Organizimojmë intervista me kandidatët potencial.
  • Kryejmë vlerësimet për secilin kandidatë dhe testet e nevojshme në varësi të pozicionit të punës.
  • Ju informojmë/ raportojmë për kandidatët e selektuar.
  • Negociojmë kontratën dhe kushtet e punës.
0.0282
180.38 KB