Agjenci rekrutimi

Rekrutimi i punonjësve të rinj mund të jetë i kushtueshëm (në momentin që ju punësoni dikë dhe personi nuk ka eksperiencën e duhur dhe vendos të largohet) gjithashtu ju merr shumë kohë. Rezultati? Mund të shpenzoni ditë të tëra me intervista dhe asnjë kandidat nuk ju përshtatet për pozicionin vakant që ju dispononi.

Cilat janë benefitet që ju do të keni nëse Rizult do të jetë Agjencia e Rekrutimit për të gjetur kandidatët e duhur?

  • Ne disponojmë një numër të madh kandidatësh, në pozicione të ndryshme pune. Rizult, ka një bazë të dhënash me profesionist të talentuar, të cilët janë në kërkim të një pozicioni të ri pune. Psh; Nëse pozicioni vakant do të jetë Specialist/e Marketingu, Rizult do të selektojë kandidatë që kanë disa vite eksperiencë pune, kandidatë që i përshtaten kërkesave tuaja dhe njëkohësisht që kanë aftësitë e duhura për të realizuar tasket që ju dëshironi të kryejnë. Ne si agjenci e specializuar rekrutimi, do të reklamojmë punën tuaj gjithashtu në platformat tona sociale duke promovuar vendin e punës dhe kompaninë ose biznesin tuaj.
  • Rizult identifikon kandidatët e duhur për çdo industri specifike. Ne realizojmë studim të tregut për t’ju sugjeruar dhe rekomanduar se cilat duhet të jenë funksionet dhe detyrat specifike për pozicionet e lira të punës që kompania juaj ka të lira.
  • Ju kursejmë kohë, konsiderohet thelbësore të bashkëpunoni me Agjenci Rekrutimi nëse ju duhet të gjeni sa më shpejt stafin, gjithashtu do të ulni rrezikun e punësimit të një personi që nuk ka eksperiencën e duhur. Rizult, do të shqyrtojë kandidatët që plotësojnë krirteret e vendosura dhe ju do të pranoni vetëm aplikantë që kanë kaluar një proces rigoroz dhe që i përshtaten të gjitha kërkesave që ju keni.
  • Rizult, ju ofron ekspertizën në pozicionet e komunikimit dixhital. Për ne është shumë e rëndësishme, që të rekrutojmë/ identifikojmë talente, t’i shqyrtojmë dhe të përzgjedhim kandidatët e përshtatshëm.
  1. Çdo aplikim shqyrtohet me kujdes. Nëse një kandidat plotëson kërkesat e pozicionit vakant, intervistohet nga Burimet Njerëzore të Rizult.
  2. Nëse ju keni nevojë për kandidatë me aftësi specifike, procesi ynë i specializuar për rekrutimin e stafit do të testojë dhe zbulojë aftësitë që kandidatët disponojnë.
  3. Ju nevojitet një referencë? Keni një kërkesë më specifike për kandidatët, na vendosni në dijeni dhe ne do e përshtasim në mënyrë profesionale.
0.006
181.36 KB